A duhet të marrim antibiotik për grip?

A duhet të marrim antibiotik për grip?

Jo. Gripi shkaktohet nga viruset e influencës, antibiotikët nuk veprojnë ndaj viruseve.

Ky është një nga keqkuptimet më të zakonshme gjatë sezonit të gripit.

Pse disa pacientë marrin antibiotik gjatë gripit?

Në disa raste, gripi mund të pasohet nga komplikacion bakterial, si pneumonia bakteriale. Në këto raste mjeku mund të vendosë se nevojitet antibiotik.

Por kjo nuk do të thotë se antibiotiku trajton vetë virusin e gripit.

Po trajtimi antiviral?

Barnat antivirale janë të ndryshme nga antibiotikët. Për pacientët që kanë grip, veçanërisht ata me rrezik të lartë për komplikime, trajtimi antiviral duhet të merret në konsideratë sa më herët. Përfitimi është më i madh kur trajtimi fillon brenda 1–2 ditëve nga fillimi i simptomave.

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

Nëse jeni shtatzënë, mbi 65 vjeç, keni sëmundje kronike, imunosupresion, jeni shumë i sëmurë ose simptomat po përkeqësohen, kontaktoni mjekun.

Mos merrni antibiotik vetëm sepse keni temperaturë ose kollë.

Ky informacion ka karakter edukativ dhe nuk zëvendëson konsultën me mjekun.

Përgatiti: Dr. Dukagjin Zeqiraj
Specialist i Sëmundjeve Infektive
Rishikuar më: 20.09.2026

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *