Miratimet e medikamenteve nga FDA – Qershor 2026

Miratimet e medikamenteve nga FDA – Qershor 2026

Miratimet e medikamenteve nga FDA – Qershor 2026

1.Capvaxive (Vaksina pneumokokale e konjuguar 21-valente)

Lloji i barit:

Vaksinë pneumokokale e konjuguar.

Indikacioni:

Imunizim aktiv për parandalimin e sëmundjes invazive pneumokokale (IPD) të shkaktuar nga Streptococcus pneumoniae me serotipet 3, 6A, 7F, 8, 9N, 10A, 11A, 12F, 15A, 15B, 15C, 16F, 17F, 19A, 20A, 22F, 23A, 23B, 24F, 31, 33F dhe 35B, te fëmijët dhe adoleshentët nga 2 deri në 17 vjeç që janë në rrezik të shtuar për sëmundje pneumokokale.

Miratimi nga FDA:

FDA ka miratuar Capvaxive, vaksinën pneumokokale të konjuguar 21-valente, për përdorim te fëmijët me rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjes pneumokokale invazive.

2.Utebzi (tebipenem pivoxil)

Lloji i barit:

Antibiotik oral i grupit të karbapenemeve.

Indikacioni:

Trajtimi i infeksioneve të komplikuara të traktit urinar (cUTI), përfshirë pielonefritin, të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm, te të rriturit që kanë mundësi të kufizuara ose nuk kanë alternativa të tjera të trajtimit oral.

Miratimi nga FDA:

FDA ka miratuar Utebzi (tebipenem pivoxil) si antibiotikun e parë oral të grupit të karbapenemeve për trajtimin e infeksioneve të komplikuara të traktit urinar (cUTI).

3. Xocova (ensitrelvir)

Lloji i barit:

Frenues i proteazës kryesore (main protease, Mpro) të SARS-CoV-2.

Indikacioni:

Profilaks pas ekspozimit (postexposure prophylaxis) ndaj COVID-19 te të rriturit dhe adoleshentët ≥12 vjeç, pas kontaktit me një person të infektuar me COVID-19.

Miratimi nga FDA:

FDA ka miratuar Xocova (ensitrelvir), një antiviral oral, për profilaksinë pas ekspozimit ndaj COVID-19.

4.Zaynich (cefepime dhe zidebactam)

Lloji i barit:

Kombinim i cefalosporines antibakteriale (cefepime) me një frenues të beta-laktamazave agjent antibakterial jo-beta-laktamik (zidebactam).

Indikacioni:

Trajtimi i të rriturve me infeksione të komplikuara të traktit urinar (cUTI), përfshirë pielonefritin, të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm.

Miratimi nga FDA:

FDA ka miratuar Zaynich (cefepime dhe zidebactam) për trajtimin e infeksioneve të komplikuara të traktit urinar (cUTI) te të rriturit.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *